Pse Mimoza flet edhe serbisht?

Opinione

Pse Mimoza flet edhe serbisht?

Nga: Dedë Preqi Më: 5 qershor 2024 Në ora: 15:18
Autori Dedë Preqi

Pse po bëhet aq zhurmë e panevojshme, ndonëse deputetja dhe kryetarja e grupit parlamentar të VV, zonja Mimoza Kusari Lila, pasi bisedoi me telefon me kriminelin Milan Radoiçiq, përmes ish-nënkryetarit të Listës serbe Sllavko Simiç, sikur të kishte bërë ndonjë mëkat të madh? Personi në fjalë duket të jetë një kriminel i rrezikshëm, që ka udhëhequr bandat kriminale serbe në Banjë të Zveçanit dhe gjendet në listën e zezë të Departamentit Amerikan. Milan Radoiçiq nuk është një person i panjohur për Kosovën dhe organet e saj. Ai është një person që ka bashkëpunuar më herët me qeveritarët dhe pushtetin e këtij vendi, duke bërë që veprimtaria e tij e fundit të mos jetë befasi, duke pasur parasysh se kush e ka regrutuar deri më tani për të vepuar kundër ligjit dhe shtetit të Kosovës. Serbia dhe Vuçiqi e mbajnë atë si "model hero" dhe vegël të tyre për të shkaktuar trazira në Kosovë.

Atëherë, pse u mor shumë kohë për të vendosur të merrej me personin që dikur ishte pjesë e Listës serbe dhe qëndronte në Kosovë, ku bisedonte dhe takohet edhe me qeveritarët e këtij vendi, duke formuar qeverinë me votat e kësaj Liste serbe? Pse nuk u mendua për arrestimin e këtij krimineli, dhe tani duket sikur situata po përkeqësohet, duke treguar se ka biseduar me Mimozen në serbisht dhe shqip? Pothuajse i gjithë problemi duket të jetë në Mimoza, sipas opozitës, që duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e kriminelëve serbë në Kosovë.

Të gjitha këto manovrime dhe thashetheme janë publikime dhe incizime të montuara dhe të falsifikuara nga propagandat e Berat Buzhalës dhe më vonë të deputetit Haki Abazi, të cilët janë të lënduar ose të paguar nga strukturat armiqësore serbe. Qëllimi i tyre është të godasin reputacionin e qeverisë Kurti dhe të shkaktojnë përçarje në mes shqiptarëve në Kosovë.

Duke ecur në këtë rrugë, opozita ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e saj deri më tani për të rrëzuar kryeministrin Kurti, por nuk kanë arritur të realizojnë planin e tyre. Në vend të kësaj, ata janë duke u përqendruar në sulme ndaj bashkëpunëtorëve të tij, duke përfshirë edhe akuzat e tyre të pasuksesshme për rrëzimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat