Scholz thotë se pagesat e gazit rus do të vazhdojnë në euro ose dollarë

Evropë

Scholz thotë se pagesat e gazit rus do të vazhdojnë në euro ose dollarë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:00
Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të enjten se vendet perëndimore do të vazhdojnë të paguajnë për gazin rus në euro ose dollarë, pavarësisht kërcënimit të Kremlinit për të ndërprerë furnizimet që nuk paguhen në rubla.

"Ne shikuam kontratat për dërgesat e gazit," u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

“Ato thonë se pagesat bëhen në euro, ndonjëherë në dollarë...

dhe unë e bëra të qartë në bisedën time me presidentin rus se kështu do të mbetet”, tha ai duke iu referuar një bisede telefonike me Vladimir Putin të mërkurën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat