Nëse Britania i dërgon armë Ukrainës - situata do të destabilizohet edhe më shumë

Evropë

Nëse Britania i dërgon armë Ukrainës - situata do të destabilizohet edhe më shumë

Nga: V.N Më: 2 prill 2022 Në ora: 11:15
Ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin

Nëse Britania dorëzon armë artilerie me rreze të gjatë dhe sisteme kundër anijeve në Ukrainë, ato do të ishin "objektiva legjitime" për forcat ruse, tha ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS në një intervistë të botuar të shtunën.

“Çdo dërgesë e armëve është destabilizuese, veçanërisht ato të përmendura nga Ben Wallace (Sekretari britanik i Mbrojtjes),” tha Kelin, sipas TASS. “Ato e përkeqësojnë situatën dhe e bëjnë atë më të përgjakshme”.

"Me sa duket, këto janë armë të reja me precizion të lartë. Sigurisht, ato do të jenë objektiva legjitime për forcat tona të armatosura nëse kalojnë kufirin e Ukrainës".

"Kam një ndjenjë se ideja e Londrës për atë që po ndodh në Ukrainë ushtarakisht është formuar në bazë të raporteve të guximshme të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe udhëheqjes ukrainase," tha Kelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat