DW: Aleksandar Vuçiq sipas gjasave fitues i zgjedhjeve

Evropë

DW: Aleksandar Vuçiq sipas gjasave fitues i zgjedhjeve

Më: 4 prill 2022 Në ora: 09:47
Aleksandër Vuçiq

Aleksandar Vuçiq në bazë të prognozave të para do të mbetet president i Serbisë. Të hënën në mbrëmje priten rezultatet zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

I rrethuar nga miqtë e tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq doli para mediave të dielën dhe e shpalli veten fitues të zgjedhjeve. Sipas tij ai ka fituar me 60% të votve dhe se partia e tij e progresit ka dalë me 44% të votave fituese edhe e zgjedhjeve parlamentare. "Mendoj se ndodhemi para sfidave të mëdha. Por më e rëndësishmja për Serbinë janë marrëdhëniet e mira me vendet fqinje dhe që rruga jonë europiane të vazhdojë më tej", tha Vuçiq.

Raportime për parregullsi

Vuçiq e shpalli fitoren në bazë të rezultateve të llogaritura nga partia e tij, por kjo nuk e shqetëson presindetin serb. "Pse ata nuk e kanë me nxitim dhe pse zotërinjtë nuk duan të punojnë në 11 të darkës, por ne po, kjo është një çështje tjetër. Por në bazë të ligjit ata do të dalin në kohën e duhur me shifra", tha Vuçiq.

Në zgjedhjet parlamentare aleanca opozitare që bashkoi partitë e majta dhe të djathta arriti vetëm 13% të votave, sipas prognozave të instituteve demoskopike të zgjedhjeve. Kandidati i tyre për president, ish-kreu i ushtrisë, Zdravko Ponos llogaritet të ketë marrë 19% të votave dhe sipas këtyre prognozave nuk pritet të dalë në balotazh me presidentin Vuçiq.

Image
Aleksandër Vuçiq

Ponos: ne ia kemi dalë të ndezim dritën

Ponos u shpreh në ditën e zgjedhjeve se "ne ia kemi dalë të ndezim dritën. Qytetarët që prej vitesh jetojnë në gjysmëerrësirë, mundën të shohin vendin e tyre: një Serbi e prishur. Ata mund të shihnin veten, të poshtëruar dhe të varfëruar. Dhe ata panë nxitësit dhe kuptuan, që ata nuk janë as të fuqishëm dhe nuk kanë pse t'u kenë frikën." Aleanca opozitare "Të bashkuar për Fitoren e Serbisë" e konsideroi skandaloze tërheqjen e Komisionit Zgjedhor dhe raportoi për parregullsi të shumta në zgjedhje: si dhunë kundër kandidatëve, blerje votash dhe presion të ushtruar ndaj zgjedhësve.

Image
Zdravko Ponos

Në zgjedhjet e 3 Prillit, lëvizja e gjelbër e majtë, Moramo arriti të marrë 4,6% të votave dhe me këtë rezultat mund të hyjë në parlament. Ekstremistët e djathtë të Dverit, sipas të dhënave të veta, e kanë kaluar kufirin 3% dhe në prognoza arrijnë të marrin 4% të votave.

Në fushatën zgjedhore, Aleksandar Vuçiq përdori të njëjtën metodë fushate si më parë. Ai premtoi rroga dhe pensione më të larta dhe hov të ri ekonomik. Sulmi rus kundër Ukrainës bëri që ekipi i tij zgjedhor të zgjedhë moton "Paqe dhe stabilitet". Vuçiq e inskenoi veten si spirancë stabiliteti në kohë të pasigurta.

Opozita nuk kishte shumë me se t'i kundërvihej, Vuçiqit, shprehet Milan Igrutinovic nga Instituti për Studimet Europiane në Beograd. "Kjo kishte një efekt paralizues në fushatën zgjedhore dhe ia bëri opozitën shumë të vështirë të hapte tema, që për qeverinë janë shumë të pakëndshme."/DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat