Fjalimi i zjarrtë i eurodeputetit bleg shtang Borellin

Evropë

Fjalimi i zjarrtë i eurodeputetit bleg shtang Borellin

Më: 6 prill 2022 Në ora: 16:23
Guy Verhofstadt ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në Parlamentin Evropian

Eurodeputeti belg, Guy Verhofstadt, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë në Parlamentin Evropian, duke e lënë të shtangur shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borell.

Verhofstadt ka kritikuar politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian duke thënë se një politikë e tillë ku vendosen sanksionet hap pas hapi, nuk funksionon me një autokrat si Vladimir Putin.

Guy Verhofstadt ka thënë se duhet të sanksionohen 6 mijë persona të cilët e rrethojnë Vladimir Putinin, listën e të cilëve e ka përgatitur Alexey Navalny.

“Këta janë njerëzit që duhet t’i godisni”, ka thënë eurodeputeti belg, duke kërkuar që të ndryshohet strategjia e Bashkimit Evropian.

“Duhet të shkohet me një pako të plotë të sanksioneve”, ka thënë Guy Verhofstadt, i cili ka thënë se nëse vazhdohet me avazin e vjetër atëherë do të ketë më shumë jetëra të humbura nga radhët e Ukrainës.

Në fund Guy Verhofstadt ka kritikuar edhe Gjermaninë për qëndrimet e mbajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat