Me jelek antiplumb, presidentja e KE-së shkon në vendin e masakrës në Ukrainë

Evropë

Me jelek antiplumb, presidentja e KE-së shkon në vendin e masakrës në Ukrainë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 17:07
Dy udhëheqësit europianë bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, shkuan edhe në vendin ku u raportua se u krye masakër, në Bucha.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, sot udhëtuan drejt Ukrainës për t’u takuar me liderët e vendit.

Dy udhëheqësit europianë bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, shkuan edhe në vendin ku u raportua se u krye masakër, në Bucha.

Te vendi i ngjarjes i shoqëroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili tha se atyre iu tregoi mizoritë që kryen rusët.

“Vizituam Buchan. Ursula von der Leyen, Josep Borrellit  dhe Eduard Hegerit iu tregova për mizoritë që kryen trupat ushtarake ruse mbi civilët ukrainas. Ne kurrë s’do t’ia falim armikut këto krime. Ne po punojmë bashkë me partnerët tonë europianë që të ndalim agresorin sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Shmyhal.

Von der Leyen më herët ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në një stacion treni që po përdorej për evakuim nga civilët në Ukrainë dhe e cilësoi si “të neveritshëm”.

Ajo tha se për këtë tragjedi do ta ngushëllojë personalisht presidentin ukrainas, Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat