Zelensky shkruan për takimin me Johnsonin: Mirë se erdhe në Kiev miku im!

Evropë

Zelensky shkruan për takimin me Johnsonin: Mirë se erdhe në Kiev miku im!

Më: 9 prill 2022 Në ora: 17:54
Boris Johnson dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka uruar mirë se ardhje në Kiev, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Zelensky zgjodhi edhe fjalët më të mira për Johnson, krahas fotografive të pritjes së tij në kryeqytetin ukrainas.

“Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është një nga kundërshtarët më parimorë të pushtimit rus, një lider që po bën presion me sanksione ndaj Rusisë dhe po mbështet mbrojtjen e Ukrainës.

Mirë se erdhe në Kiev miku im!”, ka shkruar Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat