Publikohen shumë pamje të shtëpive të shkatërruara në veri të Ukrainës

Evropë

Publikohen shumë pamje të shtëpive të shkatërruara në veri të Ukrainës

Nga: M.H. Më: 11 prill 2022 Në ora: 00:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga Ukraina janë publikuar shumë fotografi që kanë kapur pasojat e bombardimeve të pamëshirshme në Chernihiv, në veri të Ukrainës, të shtunën pasdite.

Natalia Titova, 62 vjeç, shihet duke qëndruar në hyrje të shtëpisë së saj dikur, pasi ajo u shkatërrua nga bombat e hedhura në Ukrainë nga Rusia, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Familja e saj ndodhej në bodrum në kohën e grevës.

“Kur raketa goditi shtëpinë tonë, dolëm me vrap në rrugë, ishte shumë e frikshme”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat