Peach paralajmëroi Dodik e Cvijanoviq: Jeni në rrugë të rrezikshme

Evropë

Peach paralajmëroi Dodik e Cvijanoviq: Jeni në rrugë të rrezikshme

Më: 11 prill 2022 Në ora: 23:13
Stuart Peach

I dërguari i posaçëm i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, foli sot me rastin e vendosjes së sanksioneve britanike kundër liderit të SNSD-së dhe anëtarit serb të Presidencës së BeH, Milorad Dodik dhe presidentes së Republikës Serbe, Zhelko Cvijanoviq.

Mesazhi i tij është publikuar në faqen e Ambasadës Britanike në Bosnjë dhe Hercegovinë në Facebook, ndërsa është transmetuar nga portali Klix.ba.

“Vendimi i sotëm i ministrit të Punëve të Jashtme është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, këta njerëz janë në një rrugë të rrezikshme që dëmton stabilitetin dhe rendin juridik në Bosnje dhe Hercegovinë. Sa më shpejt të bëhet një kthesë në atë rrugë, aq më mirë për qytetarët e BeH," tha Peach.

Britania e Madhe njoftoi sot se kishte vendosur sanksione ndaj anëtarit serb të Presidencës së BeH-së dhe liderit të SNSD-së, Milorad Dodik, dhe presidentit të Republikës Serbe, Zhelko Cvijanoviq, për përpjekje për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e Bosnje-Hercegovinës.

Sanksionet përfshijnë një ndalim udhëtimi dhe një ngrirje të aseteve, tha qeveria britanike.

Këto janë sanksionet e para britanike për politikanët në Bosnjë e Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat