Nuk ndalen ukrainasit, shkatërrojnë kolonën e pajisjeve ushtarake ruse

Evropë

Nuk ndalen ukrainasit, shkatërrojnë kolonën e pajisjeve ushtarake ruse

Nga: A.ZH Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:52
Kolona ruse, e shkatërruar nga forcat e Ukrainës

Njësia e Forcave Sulmuese Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka shkatërruar një kolonë të pajisjeve ushtarake ruse.

Sipas informacioneve të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, kolona e shkatërruar ishte një pikë kontrolli e lëvizshme me udhëheqjen e Grupit Taktik të Batalionit të 4-të të forcave ruse, përcjell Bota sot.

“Në një nga fushat e detyrës, njësia e Forcave Sulmuese Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës, së bashku me trupa të tjera të forcave të mbrojtjes shtetërore, shkatërruan një kolonë me pajisje ushtarake të pushtuesve rusë.

Në veçanti, u eliminua një pikë kontrolli e lëvizshme me udhëheqjen e Grupit Taktik të Batalionit të 4-të (Vendorëzimi Operativ) të Bazës Ushtarake 201 të Qarkut Qendror Ushtarak të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse.

Në foto mund të shihni dokumente zyrtare të kapura dhe materiale cinike gënjeshtare me karakter propagandistik.

Së bashku do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, thuhet në njoftimin e ushtrisë së Ukrainës, në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat