Vrau nënën një vit më parë, i biri vdes pas sulmit në qeli

Evropë

Vrau nënën një vit më parë, i biri vdes pas sulmit në qeli

Më: 13 prill 2022 Në ora: 16:52
Ilustrim

Eduardo Chiarolanza, person që vuante nga probleme mendore shtatorin e kaluar pranoi se kishte vrarë dhe copëtuar nënën e tij 84-vjeçare, Eleonora Di Vicino, në rrethin Pianura të Napolit.

Chiarolanza ka vdekur në spitalin Cardarelli ku ishte shtruar.

Chiarolanza u shtrua në spital 10 ditë më parë pasi një i burgosurtjetër me probleme mendore me të cilin ndante qelinë e sulmoi.

Vdekja e Chiarolanza-s, edhe pse ndodhi në një repart Covid të spitalit napolitan, sipas asaj që mësohet, dyshohet se erdhi për shkak të dëmtimeve të thella të kokës të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Disa herë sindikatat e Policisë së Burgjeve janë shprehur kundër menaxhimit mjaft problematik në burgje të të burgosurve të prekur nga probleme psikiatrike, shkruan Ansa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat