Dramë në Detin e Zi, ushtria e Ukrainës godet kryqëzorin me raketa ruse

Evropë

Dramë në Detin e Zi, ushtria e Ukrainës godet kryqëzorin me raketa ruse

Më: 13 prill 2022 Në ora: 22:46
Dëme shumë serioze u shkaktuan në anije

Një kryqëzor raketor rus është goditur në Detin e Zi, sipas një raporti të medieve ukrainase.

“Dëme shumë serioze u shkaktuan në anije”, tha Suspilne News, duke cituar kreun e administratës ushtarake rajonale të Odesa.

Një burim ukrainas i tha redaktores së mbrojtjes dhe sigurisë së Sky Deborah Haynes, se anija është në zjarr dhe anije të tjera ruse po vijnë për të ndihmuar.

Anija është 25 milje detare nga Snake Island, në jug të Odesa-s, tha burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat