​Holanda do të urdhërojë kompanitë të mos paguajnë gazin në rubla

Evropë

​Holanda do të urdhërojë kompanitë të mos paguajnë gazin në rubla

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:00
Foto ilustrim

Qeveria e Holandës do të lëshojë një urdhër për kompanitë që të mos paguajnë për gazin rus në rubla, të propozuar nga Moska, pasi kjo do të shkelte sanksionet e Bashkimit Evropian, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Çështjeve Ekonomike.

Zëdhënësi tha se Holanda e ka marrë këtë qëndrim pas vendimit të djeshëm të Komisionit Evropian dhe se për këtë është duke i informuar kompanitë energjetike.

"Ajo që ka ndryshuar është se KE arriti në përfundimin dje se pagesa në rubla do të ishte shkelje e sanksioneve, si dhe hapja e një llogarie me Gazprombank," shtoi zëdhënësi.

Në mars, Moska propozoi që blerësit e produkteve të saj energjetike të hapnin llogari në Gazprombank, ku pagesat në euro ose dollarë do të konvertoheshin në rubla.

Qeveria holandeze nuk ka asnjë marrëveshje me Gazprom dhe më herët ka deklaruar se blerësit e gazit në treg duhet të veprojnë ashtu siç mendojnë.

Kompanitë holandeze që kanë kontrata për të blerë gazin rus, duke përfshirë kompaninë energjetike Eneko dhe kompaninë tregtare shtetërore GasTera, thanë se kontratat e tyre me Gazprom ishin lidhur në euro dhe do të bënin pagesat ekskluzivisht në atë monedhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat