Ukraina pretendon se 20.100 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit

Evropë

Ukraina pretendon se 20.100 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit

Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Në raportin më të fundit që e ka publikuar Ukraina sa i përket humbjeve si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake të ushtrisë ruse – vërehet një avancim i madh i ushtrisë ukrainase.

Kievi pretendon se 20.100 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, kurse 1.982 mjete të blinduara janë shkatërruar gjatë luftimeve.

Pajisje tjera ushtarake janë shkatërruar përfshirë 145 helikopterë, 762 tanke dhe 163 aeroplanë.

Në anën tjetër, NATO vlerëson se deri më 24 mars, nga 7 deri në 15 mijë ushtarë rusë mund të jenë vrarë në Ukrainë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat