Pasi festoi ditëlindjen, Mbretëresha i kthehet angazhimeve e buzëqeshur!

Evropë

Pasi festoi ditëlindjen, Mbretëresha i kthehet angazhimeve e buzëqeshur!

Më: 29 prill 2022 Në ora: 11:29
Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha u kthye në punë pas një pushimi të shkurtër për ditëlindjen e saj të 96-të. Ajo u takua me presidentin e Zvicrës në Kështjellën Windsor, angazhimi i saj i parë që nga pushimi në pasurinë e saj në Sandringham.

Monarkja buzëqeshi ndërsa shtrëngoi duart dhe pozoi për fotografi me Ignazio Cassis dhe gruan e tij Paola në dhomën e saj të ndenjjes në Oak Room. Ajo qëndroi pa shkopin e saj të ecjes dhe ishte e veshur me një fustan mëndafshi me model blu dhe gri.

Mbretëresha u kthye në kështjellën e saj në Berkshire pasi qëndroi në vilën e Dukës së ndjerë të Edinburgh, ku festoi ditëlindjen e saj të 96-të.

Image
Mbretëresha Elizabeth II,  me Ignazio Cassis dhe gruan e tij Paola

Madhëria e saj donte të ishte afër burrit të saj të dashur të ndjerë dhe vila e tij është e vendosur në skajet e largëta të pronave të vendit. Burimet mbretërore thanë se si Mbretëresha u shfaq e rifreskuar pas një pushimi në fshat, ku nuk i mungoi as pasioni i saj për kuajt duke vizituar disa herë Royal Stud.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat