​Partia qeverisëse në Suedi: Do të aplikojmë për anëtarësim në NATO

Evropë

​Partia qeverisëse në Suedi: Do të aplikojmë për anëtarësim në NATO

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:08
Ilustrim

Partia Socialdemokrate në pushtet e Suedisë ka mbështetur anëtarësimin e vendit në NATO.

Lajmi është postuar në Twitter nga ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde.

“Sot Partia Socialdemokrate suedeze mori një vendim historik për t'i thënë 'PO' aplikimit për anëtarësim në NATO. Invazioni rus i Ukrainës ka përkeqësuar situatën e sigurisë në Suedi dhe Evropë në tërësi," shkroi Linde.

Parlamenti suedez do të diskutojë situatën e sigurisë të hënën dhe kryeministrja Magdalena Andersson do të thërrasë një mbledhje të posaçme të kabinetit për të marrë një vendim zyrtar për aplikimin, njoftoi pak ditë më parë e përditshmja suedeze Expressen, duke cituar burime të paidentifikuara.

Kërkesa do të dërgohet menjëherë pas kësaj, nëse nuk ndodh diçka e papritur, thanë burimet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat