Pamje/ Zjarr dhe tym i zi i dendur pranë aeroportit të Gjenevës

Evropë

Pamje/ Zjarr dhe tym i zi i dendur pranë aeroportit të Gjenevës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 21:14
Pamje nga video

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të aeroportit të Gjenevës në Zvicër ku tymi ka përfshirë të gjithë zonën.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një ndërtesë që lëshon tym të zi të dendur, i cili është përhapur në zonën më të gjerë dhe një avion që kalon fjalë për fjalë përmes tymit për t’u ulur.

Siç u bë e ditur pak më vonë, të gjitha fluturimet janë pezulluar ose devijuar drejt aeroporteve të tjera.

Një zëdhënës i aeroportit i tha AFP se ndërtesa, e cila u përfshi nga flakët, ishte jashtë gardhit rrethues.

Videot e reja të postuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim të fuqishëm që ndodhi menjëherë pas shpërthimit të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat