Euro-parlamentarët propozojnë mbylljen e Qendrës humanitare ruso-serbe në Nish

Evropë

Euro-parlamentarët propozojnë mbylljen e Qendrës humanitare ruso-serbe në Nish

Nga: F. B. Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:11
Qendra humanitare ruso-serbe në Nish

Qendra humanitare ruso-serbe në Nish për shumë vjet ishte ther në sy të BE-së, për shkak të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus tash ka rimarr vëmendje edhe më tepër, kështu deputetët euro-parlamentar kanë propozuar amendamente në draft rezolutën për Serbinë, ku në njërin kërkohet transparencë e punës së saj në të dytin mbylljen dhe shfuqizimin praktik, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Përderisa vazhdon saga nëse Beogradi do miratoj kërkesën e Moskës që Qendrës të i jepet statusi diplomatik, shtrohet pyetja pse kjo kërkesë, kur ajo në radhë të parë thuhet se u marr me aktivitet të zjarrfikësve.

Mbase autoritetet serbe do jepnin këtë status sikur mos të ishte refuzimi i madh i BE-së, pasi statusi diplomatik i jep imunitet nga ndjekja penale stafit të qendrës dhe do kishte të bëjë me transportin e mallrave pa kontrolle në hyrje edhe kalim në Serbi.

Qëllimi i fundit sipas zyrtarëve është imuniteti diplomatik i bazës së spiunazhit në territorin serb.

Qendra në Nish nuk e ka marr statusin, por puna e saj është jo transparente, nuk ka raport financiar që nga viti 2018.

Euro-parlamentarët nga partitë popullore për shkak situatës në Ukrainë në tekstin e amendamentit “duan” që qendra humanitare ruso-serbe të ketë më shumë transparencë, ndërsa në amandamentin e deputetës Viola fon Kramon kërkoi praktikisht që të mbyllet kjo qendër.

Ajo fton Serbinë “menjëherë të ndërpres të gjithë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, që kamuflohet me  aktivitete civile, si është rasti i qendrës humanitare..

Nuk dihet sa mjete ndahen në vit nga buxheti, që sipas marrëveshjes së themelimit duhet të financohet nga buxheti i ministrisë së brendshme dhe ministria për mbrojtje civile e Federatës Ruse për situata të jashtëzakonshme.

Sipas Radio Evropës së Lirë në vitin 2018, Serbia nga rezervat pagoi kompleksin e ndërtesës ku është vendos qendra, ndërsa nga ministria e brendshme thonë se nuk kanë të dhëna sa mjete janë investuar, ndërsa pala ruse ka thënë se ka investuar 41 milionë dollar për punën e saj.

Ministri Vulin kohë më parë lavdëroi punën e qendrës dhe arsyetoi themelimin e saj  ndonëse sipas tij, kjo qendër shumë herë u sulmua dhe ekzistimin e saj e keqpërdorën dhe shfrytëzuan si luftë kundër Serbisë edhe Rusisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat