Eskobar: Serbia t’i vendos sanksione Rusisë pas formimit të qeverisë së re

Evropë

Eskobar: Serbia t’i vendos sanksione Rusisë pas formimit të qeverisë së re

Nga: F. B. Më: 31 maj 2022 Në ora: 09:22
Gabriel Eskobar

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin perëndimor Gabriel Eskobar shpreson që Serbia do t’i bashkohet shteteve të tjera të Ballkanit dhe të vendos sanksione Rusisë pas formimit të qeverisë së re, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

“Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor janë harmonizuar dhe pajtuar me mënyrën se si dhe çka duhet të bëjnë që Rusia të paguajë çmimin e invadimit në Ukrainë përmes sanksioneve dhe mbështetjen r Ukrainën dhe popullin e saj. Shpresojmë që këtë ta bëjë edhe Serbia duke iu bashkuar grupit dhe harmonizimin me sanksionet me të formuar të qeverisës së re”, tha Eskobar në adresimin online në Samitin e demokracisë së Evropës juglindore që po mbahet në Budva.

Tema e këtij tubimi që ka tubuar zyrtarë të lartë nga BE, ShBA, Britania e Madhe dhe regjioni ishte: “Lufta në Evropë dhe ndikimi në Ballkan”.

Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka vendos sanksione ndaj Rusisë, ndonëse ka votuar pro rezolutës së OKB-së dhe deklaratave të BE-së ku dënohet invadimi rus, ndërkohë që Beogradi zyrtar qëndrimin e vetë e arsyeton me “mbrojtjen e interesave vitale të vendit".

I dërguari amerikan për Ballkan ka përshëndetur se BE dhe ShBA përsëri kanë konfirmuar “politikën e dyerve të hapura".

"Mendoj se është me rëndësi që BE përsëri konfirmoi politikën e vetë të dyerve të hapura. Dhe kjo politikë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainë dhe vendet tjera nën rrezik, por na përkujton se ende janë gjashtë vende në radhë para Ukrainës”, theksoi Eskobar.

Eskobar ka deklaruar se shtetet e Ballkanit perëndimor kanë arritur një “përparim të madh” dhe “reforma impresive”, duke shprehur shpresën se Evropa do të realizoj në praktikë atë për të cilën sot janë pajtuar kur është folur për euro-integrimet e Ballkanit perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat