Gjermania i premton Ukrainës sisteme moderne të mbrojtjes ajrore

Evropë

Gjermania i premton Ukrainës sisteme moderne të mbrojtjes ajrore

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Gjermania do të dërgojë sistemin e saj më modern të mbrojtjes ajrore, IRIS-T, në Ukrainë, tha kancelari gjerman.

“Në javët e ardhshme, ne do të furnizojmë Ukrainën me armë të tjera, për shembull, qeveria gjermane ka vendosur së fundmi që të furnizojë me sistemin IRIS-T, sistemin më modern të mbrojtjes ajrore që ka Gjermania”, tha Olaf Scholz gjatë një fjalimi në parlamentin gjerman, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo do t’i mundësojë Ukrainës të mbrojë një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse”, tha Scholz.

Zhvillimi vjen pasi zyrtarë të lartë të administratës amerikane u konfirmuan gazetarëve të martën se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë sisteme raketash artilerie të lëvizshmërisë së lartë të prodhuar nga SHBA, të njohur si HIMARS, si pjesë e paketës së 11-të të ndihmës për sigurinë në Ukrainë.

Gjermania fillimisht i rezistoi thirrjeve për të ofruar armatime për Kievin, duke rënë dakord vetëm për të ofruar ndihmë humanitare dhe pajisje mjekësore. Kjo qasje ishte në përputhje me politikën dhjetëvjeçare të Gjermanisë për të mos furnizuar me armë vdekjeprurëse zonën e krizës.

Por kthesa e madhe ndodhi në fund të prillit, kur Gjermania ra dakord të dorëzonte tanke kundërajrore në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat