​Carl Bildt reagon ndaj vizitës së paralajmëruar të Lavrov në Serbi

Evropë

​Carl Bildt reagon ndaj vizitës së paralajmëruar të Lavrov në Serbi

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 18:48
Carl Bildt

Ish-ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt ka deklaruar se ftesa e Serbisë për një vizitë zyrtare në këtë vend më 7 qershor të kryediplomatit rus, vendi i të cilit ka sulmuar ushtarakisht Ukrainën, është një lëvizje në kundërshtim me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kam dëgjuar se Serbia ka ftuar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të vizitojë Beogradin në ditët në vijim. Nëse presidenti Vuçiq do të fundoste perspektivat e tij në BE, sigurisht që është një veprim i përsosur.

Është një lëvizje në kundërshtim të drejtpërdrejtë me procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet trajtuar si i tillë”, ka shkruar Bildt në një postim në Twitter.

Serbia është vendi i vetëm në rajon që ka kundërshtuar t’iu bashkohet sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe vazhdon të mbështesë agresionin ushtarak rus në Ukrainë me protesta të ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat