Dushan Janjiç i ashpër pas situatër së krijuar me Lavrovin në Serbi

Evropë

Dushan Janjiç i ashpër pas situatër së krijuar me Lavrovin në Serbi

Nga: F. B. Më: 7 qershor 2022 Në ora: 10:04
Dushan Janjiç

Analisti politik Dushan Janjiç ka qenë shumë i ashpër rreth Serbisë edhe Vuçiq në situatën e krijuar pas paralajmërimit dhe anulimit të vizitës së shefit të diplomacisë ruse Lavrov në Beograd, duke theksuar se ‘Hardhuca’ (Serbia) nuk ia doli të fshihet nën gur në krizën e Ukrainës, u kap nga Moska- ndërkohë që shtoi se nuk do ndihej mirë nga porosia e Lavrov për Vuçiq është “do të vraposh ti akoma për ne”, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota sot”.

Vizita e paralajmëruar dhe më pas e anuluar e ministrit rus Lavrov, ishte test i lojalitetit për njerëz siç janë Vuçiq e Dodik, ka theksuar Janjiq drejtor i Forumit për raporte etnike.

“Unë nuk do ndihesha aspak mirë e komod, nëse mua do më adresohej lëvdata me të cilën Lavrov iu drejtuar presidentit Vuçiq – Se ai admiron guximin e tij, që ta mbështes, se ai është mik i vërtetë etj...e dini çka do të thotë kjo: do të vraposh ti akoma për neve”, tha Janjiç.

Ai shtoi se përkundër asaj se Vuçiq flet se në raporte ndërkombëtare ka vetëm interesa e jo dashuri, “ne assesi të i njohim e shohim ato interesa”.

Janjiç konsideron se Serbia nuk ia doli që të “fshihet nën gur” përderisa të kalon kriza e nxitur nga invadimi i Rusisë në Ukrainë, si pat fol Vuçiq  se duhet të veprohet.

"Hardhuca ka mbetur në gur dhe dikush e ka kapur atë. Ai dikush është Moska”, tha ashpër Janjiç

“Anulimi i vizitës së Lavrovit është një fitore e përkohshme e regjimit të Serbisë. Po të vinte LAvrov me siguri do kishte defile të rusofilëve në rrugët e Beogradit, gjë që u evitua, por ata njerëz që do të defilonin janë aty  dhe ekzistojnë”, tërheq vërejtjen Janjiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat