Aksident i rëndë në Arkansas – pesë të vdekur dhe pesë të lënduar

Evropë

Aksident i rëndë në Arkansas – pesë të vdekur dhe pesë të lënduar

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 20:43
Akisdent në Arkansas

Pesë persona mbetën të vdekur dhe po aq u lënduan në kryqëzimin e Arkansasit 35 dhe US 65 në Dermott, ku një “Freightliner” me 18 rrota goditi një autobus të vogël pasagjerësh, sipas një raporti paraprak të Policisë së Shtetit të Arkansas.

Shoferi i autobusit të pasagjerëve Ford 2018 po lëvizte drejt perëndimit në Arkansas 35, duke u përpjekur të kalonte korsitë në jug të US 65, ku autobusi u godit nga Freightliner me drejtim jugor. Pas përplasjes, dy mjetet kanë udhëtuar në drejtim jugperëndimor dhe jashtë anës perëndimore të autostradës.

Të plagosurit u dërguan në spitalin McGehee, Chicot Memorial Hospital në Lake Village dhe UAMS në Little Rock.

Theksojmë se përplasja ndodhi të hënën në orën 14:45, shkruan nbcnews.

Ndryshe, tashmë policia ka publikuar edhe emrat e viktimave si dhe të lënduarve ndërsa ka filluar edhe hetimet rreth aksidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat