Përplaset automjeti duke ikur nga policia greke: vdes një migrant, 17 të plagosur

Evropë

Përplaset automjeti duke ikur nga policia greke: vdes një migrant, 17 të plagosur

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 15:59
Migrantët ne ishullin grek Lesbos.

Një kamionçinës që përpiqej t'i shmangej ndjekjes së policisë në verilindje të Greqisë u përplas me një rrethojë, duke vrarë një emigrant dhe duke plagosur 17 të tjerë, përfshirë shoferin, tha policia greke të dielën.

Shoferi gjeorgjian i kamionçinës ishte nisur drejt perëndimit kur u përplas me një postbllok policie në autostradën kryesore Egnatia.

Në vend që të ndalonte, ai kaloi me shpejtësi. Pas përplasjes, i plagosur lehtë, ai tentoi të arratisej në këmbë por u kap.

16 migrantët e tjerë, asnjë prej të cilëve nuk u plagos rëndë, u dërguan në spitalet aty pranë.

Ata thanë se ishin sirianë, thotë policia. Identiteti i viktimës nuk u bë i ditur.

Në të njëjtën kohë, policia greke ndaloi edhe një automjet me katër migrantë dhe një tjetër me tre persona që nuk ishin migrantë që me sa duket shoqëronin dy automjetet e tjera.

Të tre, si dhe drejtuesi i mjetit tjetër janë arrestuar, tha policia greke./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat