Ish-kryeministri rus: Nuk mund të njoh Putinin

Evropë

Ish-kryeministri rus: Nuk mund të njoh Putinin

Nga: F. B. Më: 13 qershor 2022 Në ora: 10:24
Mihael Kasjanov

Mihael Kasjanov kryeministri i parë i presidentit Putin ka deklaruar se as në ëndrrat më të këqija nuk ka mund të paramendoj se Putin do të sulmojë Ukrainën, “Putinin që ka njohur unë ka qenë tjetër”, ndërsa për “de-komunizimin dhe de-putinizimin” e Rusisë do duhen vite, deklaroi ai për “France press”, transmeton “Bota Sot”.

Kasjanov ishte kryeministër nga viti 2000 deri në vitin 2004, para shkuarjes në opozitë vlerësoi se lufta mund të zgjas deri 2 vjet, por beson se Rusia një ditë të i kthehet “rrugës demokratike”.

Ai njihet si politikan që është përpjekur për afrimin e Moskës me vendet perëndimore dhe nuk i ka shkuar mendja sikur shumë rusëve se do shpërthej lufta.

Se mund të ketë konflikt është ditur 3 ditë para invadimit, kur Putin thirri anëtarët e Këshillit të Sigurisë” në takimin e përgatitur mirë të transmetuar në TV. “Kur pash takimin e KS kuptova se do ketë luftë, njihja ata njerëz por Putin nuk ishte i njëjtë, jo në aspektin medicional por politik” tha Kasjanov, i ndërruar nga Putin në vitin 2004.

Pas ndërrimit Kasjanov kaloi në opozitë dhe tash drejton Partinë Liberale popullore të Lirisë (PARNAS), ndërsa për Putinin (69) thotë se ish-agjenti i KGB me ardhje në pushtet ndërtoi sistemin e bazuar në dënime edhe frikësim të njerëzve.

Kasjanov ka braktis Rusinë për shkak të kundërshtimit të invadimit në Ukrainë dhe mban sekret vendin ku është vendosur. Kjo për shkak se Boris Njemcov kritiku i Putin dhe i afërt i KAsjanov është vrarë në afërsi i Kremlinit në vitin 2015, ndërsa Aleksej Navaljni kundërshtari i Kremlinit mezi mbijetoi helmimin në vitin 2020.

Kasjanov shprehet se nëse bie Ukraina, vendet baltike janë në listë për invadim, duke shtuar se kundërshton pranimin eventual ukrainas që për paqe të bëjë lëshime territoriale.

Ai mendon se pasardhës i Putinit, do jetë përsëri dikush nga shërbimi sekret, por do ta ketë vështirë kontrollin e sistemit dhe pas kësaj do të ketë zgjidhje demokratike. “Jam i sigurt se Rusia do të kthehet rrugës së ndërtimit të shtetit demokratik” , por për “de-komunizimin dhe de-putinizimin” e Rusisë do kërkojë vite” u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat