Forcat ruse bombardojnë Lisiçanskun, Moska kërkon të izolojë rezistencën ukrainase në Donbas

Evropë

Forcat ruse bombardojnë Lisiçanskun, Moska kërkon të izolojë rezistencën ukrainase në Donbas

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 10:47
Forcat ukrainase patrullojnë në qytetin e Severodonjeckut, teksa vazhdojnë bombardimet ruse. Ukrainë 20 qershor, 2022.

Forcat ushtarake ruse vazhdojnë sulmet në Donbas, teksa po mundohen të rrethojnë plotësisht forcat e rezistencës ukrainase në qytetet e Lysychanskut dhe Severodonjeckut në rajonin e Luhanksut, ku ndodhen dhe dy qytetet fqinje.

Sipas autoriteteve, forcat ukrainase po përballen me sulme të pareshtura artilerie në Lysychansk.

“Ushtria ruse po bombardon masivisht qytetin e Lsychanskut”, - deklaroi Sergyi Gaiday, guvernatori i rajonit Luganskut, që përfshin të dy qytetet. “Ata po shkatërrojnë çdo gjë atje...Ata shkatërruan ndërtesa dhe fatkeqësisht ka viktima”.

Në përditësimin ditor të inteligjencës britanike, më 22 qershor thuhet se rezultati i luftës do të varet kryesisht nga aftësia e palëve për të çuar njësi rezerviste në front.

Inteligjenca britanike vuri theksin me atë që e quajti “humbjet e jashtëzakonshme” mes forcave separatiste të mbështetura nga Moska në rajonin e Donjeckut, që sipas shifrave të publikuara nga autoritetet separatiste, më shume se 2100 ushtarë janë vrarë dhe 8900 të tjerë janë plagosur, çka përben rreth 55 për qind të totalit të forcave ushtarake në rajon.

Në deklaratë thuhet se edhe humbjet e forcave ushtarake ruse, të cilat nuk janë publikuar zyrtarisht nga Kremlini që nga 25 marsi, ka gjasa të kenë pësuar humbje të ngjashme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se situata ushtarake ishte shumë e vështirë.

"Ky është me të vërtetë vendi më i vështirë. Pushtuesit po bëjnë presion të fuqishëm," tha Zelenskiy në një fjalim të së martës në mbrëmje.

Në Severodonjeck, ushtarët ukrainas vazhdojnë të rezistojnë në fabrikën kimike Azot. Rreth 500 civilë janë strehuar në uzinë dhe sipas autoriteteve rajonale, forcat ruse po e kthejnë zonën "në gërmadha".

Komanda ukrainase tha gjithashtu se forcat e saj zmbrapsën një përpjekje zbulimi në Metyolkine, për të cilën Ukraina ka konfirmuar se ishte pshtuar nga rusët.

Kreu i administratës shtetërore rajonale të Harkivit, Oleh Synegubov, tha se të paktën 15 civilë u vranë në rajon nga bombardimet ruse më 21 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat