Deti po ‘ha’ tokën, efektet e ngrohjes globale po zhdukin ishullin e Martinique

Evropë

Deti po ‘ha’ tokën, efektet e ngrohjes globale po zhdukin ishullin e Martinique

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Ishulli i Martinique është simbol më i qartë i kërcënimit të rritjes së nivelit të detit  si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Sipas shifrave të fundit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), nivelet e detit po rriten mesatarisht me 3.5 mm në vit në Martinikë, krahasuar me 2.5 mm një dekadë më parë, dhe ishulli mund të humbasë deri në 5% të tokë deri në vitin 2100

“Atje, pranë varkës së gjelbër, dikur ishte plazhi dhe në çdo anë kishte një kalim ku njerëzit mund të lëviznin, por sot të gjitha janë të dëmtuara. Ne duhet të veprojmë shpejt derisa të gjejmë tokën për të strehuar njerëzit”, tha peshkatari Jean-Guy Gabriel.

“Dhjetë vjet më parë, kishte ende pemë kokosi në plazhin pranë restorantit, njerëzit mund të vinin dhe të pinin një birrëpërshembull, por sot kjo pamje nuk ekziston më”, tha Josep Gustave.

Edhe në Arktik gjurmët e ngrohjes globale janë më se të dukshme. Në Longyearbyen, në ishullin Svalbard në Arktikun Norvegjez, ndryshimi i klimës ka sjellë dimra më të shkurtër, reshje më të shpeshta, gjithnjë e më shumë në formë shiu.

Ka pasur shumë fjalë për ndryshimet klimatike, por ne nuk po arrinim ti dallonim.. Pastaj në 2015 një ortek u rrëzua këtu, goditi 11 shtëpi dhe vdiqën 2 persona. Kydhe shumë të tjera janë pasoja shumë të dukshme për ne”, tha Line Nagell Ylvisaker, banore.

Prej kohësh shkencëtarët kanë paralajmëruar për rrezikun që po i kanoset botës nga ndryshimet klimatike. Tashmë bota po përballet me vera më të gjata, përmbytje, stuhi dhe fenomene të tjera natyrore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat