​Gjermania-qytetarëve: Ulni konsumin e gazit, kurseni nga çmimet më të larta

Evropë

​Gjermania-qytetarëve: Ulni konsumin e gazit, kurseni nga çmimet më të larta

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 19:54
Ilustrim

Gjermania ngriti nivelin e gatishmërisë për krizën e furnizimit me gaz të enjten, duke u kërkuar qytetarëve dhe kompanive të shkurtojnë shpenzimet për të siguruar furnizimet dimërore dhe të përgatiten për çmime edhe më të larta.

Niveli i gatishmërisë për krizën e furnizimit është rritur për shkak të përgjysmimit të dërgesave të gazit nga Rusia që mbërrin përmes gazsjellësit Nord Stream 1 dhe nivelit të lartë vazhdimisht të çmimeve, tha në një deklaratë Ministria e Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

“Edhe pse nuk e vërejmë ende, kriza e gazit tashmë ka filluar. Çmimet janë tashmë të larta dhe duhet të përgatitemi që të vazhdojë të rritet. Kjo do të ndikojë në industri dhe do të bëhet një barrë e madhe për konsumatorët”, tha ministri i Ekonomisë Robert Habeck.

Deponimet e gazit janë plot 58 për qind, që do të thotë se stoqet janë më të larta se vitin e kaluar, por Gjermania nuk do të arrijë nivelin e 90 për qind deri në dhjetor nëse vjen 60 për qind më pak gaz nga Rusia, thekson ministria, duke iu referuar përllogaritjeve të rregullatorit të energjisë.

“Prioritet tani është mbushja e rezervuarit të gazit”, tha ministri Habeck, duke shtuar se në muajt në vijim si qytetarët ashtu edhe kompanitë duhet të ulin konsumin.

Qeveria, nga ana tjetër, do të riaktivizojë më shumë termocentrale me qymyr për të reduktuar konsumin e gazit në prodhimin e energjisë elektrike.

Ata njoftuan gjithashtu një linjë krediti 15 miliardë euro për të mbushur magazinë, me garanci kredie dhe një model të ri ankandesh gazi që duhet të inkurajojë konsumatorët në industri të ulin konsumin e gazit kundrejt tarifës, duke pezulluar një pjesë të prodhimit, kundrejt tarifës.

Tarifa do të financohej nga shtesat në çmimin e energjisë, sipas propozimit të rregullatorit të energjisë.

Qeveria nuk do të përdorë një "mekanizëm rregullimi të çmimeve" për momentin, thuhet në deklaratë, pasi kushti i uljes së përhershme të importeve nuk është përmbushur.

Qëllimi është të sigurohet funksionimi normal i tregut pavarësisht kostove të larta shtesë, tha ministri Habeck.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat