Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle

Evropë

Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 11:42
Disa migrantë duke tentuar të kalojnë në enklavën spanjolle, Melilla. Fotografi nga arkivi.

Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një turmë e madhe njerëzish ka tentuar të kalojë në enklavën spanjolle Melilla, kanë thënë zyrtarët nga Maroku.

Në disa raportime është thënë se disa prej atyre që kanë vdekur, kanë rënë nga rrethoja kufitare.

Disa zyrtarë për zbatim të ligjit dhe migrantë janë shtruar në spitale për trajtim, pas përleshjeve të së premtes.

Kjo ka qenë hera e parë që një numër i tillë migrantësh kanë tentuar të kalojnë zonën kufitare, prej kur Spanja dhe Maroku kanë rikthyer lidhjet diplomatike në muajin mars.

Këto dy shtete kanë rikthyer komunikimin pasi Spanja ka mbështetur planin e Marokut për autonomi në rajonin e kontestuar të Saharës Perëndimore.

Melilla dhe Ceuta, një tjetër enklavë spanjolle, janë kthyer në vitet e fundit në pika kyçe për migrantët e zonave sahariane, në tentim e sipër për të depërtuar në Evropë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat