Studimi: Moti ekstrem lidhet me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit

Evropë

Studimi: Moti ekstrem lidhet me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Shkencëtarët më në fund kanë konfirmuar lidhjen midis ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe disa ngjarjeve ekstreme të motit, në një studim të ri

Hulumtimi tregon se aktivitetet njerëzore kanë një efekt të drejtpërdrejtë në disa lloje të motit ekstrem duke përfshirë valët e të nxehtit dhe reshjet në formë stuhie.

Vala e të nxehtit që prek aktualisht Evropën, për shembull, ka të ngjarë të jetë nga një deri në tre gradë më e nxehtë për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Unë mendoj se mund të themi me shumë besim se çdo valë e të nxehtit që ndodh sot është bërë më intensive dhe më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike”, thotë shkencëtarja klimatike Dr Friederike Otto, e cila është bashkautore e studimit.

Studimi paralajmëron gjithashtu se boshllëqet e mëdha në të dhënat nga shumë zona në botë ende fshehin shkallën e plotë të dëmit të ndryshimeve klimatike, ndërsa valët e të nxehtit po bëhen deri në 10 herë më të mundshme në disa zona .

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat