Efektet e menjëhershme të dorëheqjes së Johnsonit, e pazakontë çfarë po ndodh në Britani

Evropë

Efektet e menjëhershme të dorëheqjes së Johnsonit, e pazakontë çfarë po ndodh në Britani

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 14:17
Boris Johnson

Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar dhe paundi kanë pësuar rritje thuajse menjëherë pas dhënies së dorëheqjes së kryeministrit Boris Johnson.

Aksionet në Mbretërinë e Bashkuar po tregtohen me 1 përqind më shumë, ndërsa paundi ka shënuar rritje, duke u shitur me 0.75% më shumë në 1.20 kundrejt dollarit, duke rikuperuar pak nga nivelet më të ulëta ne dy vitet e fundit, të cilat u shënuar në fillim të kësaj jave.

Ekonomia britanike ende përballet me sfida serioze si shkak i inflacionit të lartë, ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe krizës mbi koston e jetesës.

Walid Koudmani, analisti kryesor i tregut në ndërmjetësin XTB, shkroi në një shënim për klientët:

“Megjithatë, mos bëni gabim, paundi mbetet shumë i dobët për shkak të gjendjes së tmerrshme të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka të ngjarë të hyjnë në një recesion ndërsa Banka e Anglisë refuzon të rrisë normat e interesit në mënyrë agresive për t’u marrë me inflacionin në rritje”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat