Videoja tregon trenin në Spanjë i rrethuar nga të dyja anët prej zjarreve

Evropë

Videoja tregon trenin në Spanjë i rrethuar nga të dyja anët prej zjarreve

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 18:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e madhe e Evropës po përballet ditëve të fundit me temperatura ekstreme, derisa disa vende në kontinent po ballafaqohen me zjarre.

ADVERTISING

Zjarret në Spanjë, Portugali dhe Greqi kanë detyruar evakuimin e mijëra njerëzve, ngjashëm është raportuar edhe në Francë.

Një video që së fundmi ka marrë vëmendjen, tregon pasagjerët brenda një treni diku në Zamora të Spanjës të cilët janë të rrethuar nga zjarret e ashpra në të dyja anët e xhamit.

Siç raportohet treni në Spanjë kishte ndaluar shkurt derisa ishte “i rrethuar” nga zjarret. Askush nuk ishte lënduar dhe mjeti i transportit vazhdoi rrugën disa minuta më vonë.

Ndryshe, ditëve të fundit, në Spanjë dhe Portugali kanë vdekur më shumë se 1,000 persona për shkak të vapës.

Në provincën qendrore të Spanjës, Zamora, ku zjarri ka qenë i ndezur që nga fundjava, trupi i një bariu u gjet në vargmalin Sierra de la Culebra. Kjo raportohet të jetë fataliteti i dytë nga zjarret në Zamora, pasi një zjarrfikës 62-vjeçar u vra të dielën.

Zjarret shpërthyen gjithashtu në Castilla dhe Leon, Galicia, Castile, Andaluzi dhe Extremadura.

Për ta parë videon klikoni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat