Erdogan del me paralajmërim: Së shpejti do t'i japim botës një lajm të mirë!

Evropë

Erdogan del me paralajmërim: Së shpejti do t'i japim botës një lajm të mirë!

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 15:05
Recep Tayyip Erdogan

Ukraina ka nënshkruar pjesën e saj të marrëveshjes së grurit me Turqinë dhe OKB-në, siç raporton media ukrainase "Strana.ua".

"Ukraina, Turqia dhe OKB nënshkruan marrëveshjen e eksportit të grurit. Dokumenti u nënshkrua nga ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres", tha gazeta online duke pretenduar se i njëjti dokument. duhet të nënshkruhet nga rusët.

Ndërkohë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, gjatë një aktiviteti në Stamboll u shpreh se botës me nënshkrimin përfundimtar do t’i jepet një lajm i mirë.

“Së shpejti, me ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në Stamboll, “do të kapërcehen problemet për çështjen e grurit” dhe “do t’i japim një lajm të mirë botës”, kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një aktiviteti në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat