Raportohet për 13 civilë të vrarë nga granatimet ruse në Ukrainë

Evropë

Raportohet për 13 civilë të vrarë nga granatimet ruse në Ukrainë

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 09:51
Ukrainë. Fotografi nga arkivi.

Guvernatori i rajonit qendror ukrainas të Dnipropetrovskit, tha se 13 civilë janë vrarë në granatimet ruse gjatë natës në Nikopol dhe Maranets. Sipas guvernatorit, 11 persona janë plagosur, pesë prej të cilëve janë në gjendje serioze.

Kreu i administratës shtetërore në rajonin e Dnipropetrovskit, Valentyn Reznichenko, tha se dy viktima, ndonëse u dërguan në spitalin e Maranetsit, vdiqën më vonë nga plagët e marra.

Reznichenko e përshkroi skenën e sulmit në afërsi të lumit Dniepër.

“Kemi pasur një natë të tmerrshme... Njëmbëdhjetë të vdekur... Të gjithë njerëz paqësorë”, tha ai në një postim në Telegram. Më vonë ai njoftoi se numri i viktimave ka arritur në 13.

“Është e vështirë që të nxjerrim trupat nga rrënjojat”, shtoi ai.

Zona ku ka ndodhur sulmi është rreth 20 kilometra në anën e kundër të lumit Dinepër nga centrali bërthamor i Zaporizhjas. Ky central është marrë nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit që nisi më 24 shkurt.

Por, granatimet në Maranets kanë qenë më të ashpra, teksa është dëmtuar një ndërtesë banimi 20-katëshe, shkolla, një konvikt dhe një qendër kulturore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat