​Inflacioni në Republikën Çeke 17.5 për qind, i afrohet rekordit 30-vjeçar

Evropë

​Inflacioni në Republikën Çeke 17.5 për qind, i afrohet rekordit 30-vjeçar

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Inflacioni në Republikën Çeke u rrit në 17.5 për qind me bazë vjetore në korrik, që është afër rekordit të regjistruar pothuajse 30 vjet më parë, njoftoi sot Enti i Statistikave Çeke.

“Në korrik, çmimet e konsumit u rritën 17.5 për qind në bazë vjetore ose 0.3 pikë përqindjeje në krahasim me qershorin”, thuhet në njoftimin për shtyp të statistikave çeke, ku theksohet se çmimet e konsumit janë rritur për 13 muaj me radhë.

Norma e inflacionit të korrikut ishte më e larta që nga dhjetori 1993, kur ishte 18.2 për qind.

Sipas të dhënave statistikore, çmimet e ushqimeve dhe energjisë elektrike u rritën më së shumti në korrik. Çmimi i gazit natyror u rrit 59.8 për qind në bazë vjetore, ndërsa energjia elektrike u shtrenjtua 33.6 për qind, duke i rritur çmimet e mallrave dhe shërbimeve të tjera për konsum personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat