Zbulohet ku jeton ish gruaja e Putinit, ja si ajo shijon luksin dhe shmang sanksionet

Evropë

Zbulohet ku jeton ish gruaja e Putinit, ja si ajo shijon luksin dhe shmang sanksionet

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 06:34
Ludmilla Putin

Udhëton në të gjithë Evropën duke shmangur sanksionet dhe duke jetuar në luks. Kjo është jeta e re e Lyudmila Putinit, ish-gruas së Putinit, tashmë e martuar me Artur Otscheretny, 20 vjet më i ri.

Kështu raporton një investigim i gazetës gjermane Bild e cila citon hulumtimin e aktivistes dhe bashkëpunëtores së disidentit rus Alexei Navalny, Maria Pevchikh.

Aktivisti postoi në Twitter disa foto të vilave të bashkëshortëve dhe disa 'prova' në lidhje me hetimin. 

Ndër pronat që çifti zotëron, janë apartamente dhe vila milionerësh në Biarritz, Davos dhe Marbella. Të gjitha pasuritë do të ishin në emër të Otscheretny: kjo do të ishte, shpjegon Pevchikh, strategjia e përdorur nga çifti për të shmangur sanksionet.

Dyshimi është se pronat në të vërtetë, i përkasin Lyudmila Putinës, e cila është e futur në listën e personazheve të sanksionuar vetëm nga Mbretëria e Bashkuar. Gazeta gjermane që botoi hetimin raporton apelin e Pevchikh: "Ngrini menjëherë pronat e familjes Otscheretny dhe hetoni origjinën e parave!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat