“Bleu klor rrobash në supermarket dhe ia derdhi në fytyrë”/ Detaje rrëqethëse nga ngjarja e rëndë

Evropë

“Bleu klor rrobash në supermarket dhe ia derdhi në fytyrë”/ Detaje rrëqethëse nga ngjarja e rëndë

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 07:56
49-vjeçarja fatkeqe e cila u sulmua me acid klorhidrik mund të humbasë syrin e djathtë

49-vjeçarja në Messini të Greqisë, e cila u sulmua me acid nga i shoqi rrezikon të humbasë syrin e djathtë.

Sipas menaxheres së spitalit të Kalamatës, Eleni Aliferi, 49-vjeçarja fatkeqe e cila u sulmua me acid klorhidrik mund të humbasë syrin e djathtë.

“Aliferi ka një djegie të rëndë kimike të shkallës 3-4 në syrin e djathtë. Ekziston një rrezik serioz që nëse gjendja e saj nuk përmirësohet, ajo mund të humbasë edhe shikimin. Pjesa tjetër e fytyrës është në gjendje të mirë”,-tha për protothema.gr drejtuesja e spitalit të Kalamatës, zonja Eleni Aliferi.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

49-vjeçarja e cila punonon si pastruese në Analipsi në komunën e Messinit është sulmuar në orët e para të së mërkurës.

Sipas informacioneve, ai ka blerë acid për rrobat në supermarket dhe më pas i ka shkuar 49-vjeçares në punë për ta sulmuar.

Sipas gazetës Eleftheria, burri ka vëzhguar viktimën në errësirë ​​dhe kur ajo shkoi të hapte lavanderinë në orën 4 të mëngjesit dhe e sulmoi.

Burri me kapuç, me një leckë të lagur me acid, u përpoq t'i mbulonte gojën që ajo të mos bërtiste.

Ajo ka rezistuar me aq sa ka mundur, por ai ka arritur t'i derdhë acidin në fytyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat