Frika për konflikte në rajon, Gjermania rikthen trupat ushtarake në Bosnje pas një dekade

Evropë

Frika për konflikte në rajon, Gjermania rikthen trupat ushtarake në Bosnje pas një dekade

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Gjermania ka vendosur trupa me misionin paqeruajtës të BE-së në Bosnje për herë të parë në një dekadë.

Ndërsa shqetësimet rriten për paqëndrueshmërinë nga lufta e Ukrainës që u përhap në Ballkanin Perëndimor.

Të martën, trupat e para gjermane që u kthyen në vend u përshëndetën në një ceremoni në selinë e Sarajevës të forcës EUFOR që shënoi fillimin e misionit të tyre, tha një zëdhënës ushtarak gjerman, shkruan Al Jazeera.

Gjermania do të vendosë rreth 30 trupa gjithsej në Bosnje deri në mes të shtatorit, duke u rikthyer në forcën që kishte lënë në fund të vitit 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat