​Fondi i pasurisë sovrane të Norvegjisë humbi 174 miliardë dollarë në 6 muajt e parë

Evropë

​Fondi i pasurisë sovrane të Norvegjisë humbi 174 miliardë dollarë në 6 muajt e parë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 17:38
Norvegji

Fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë (SWF), më i madhi në botë, shënoi një humbje rekord prej 174 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të 2022, ndërsa çmimet e aksioneve dhe obligacioneve u rritën nga frika e një recesioni dhe rritjes së shpejtë të inflacionit.

Fondi, asetet e të cilit arrijnë në 1.3 trilion dollarë, regjistroi një kthim negativ nga investimet prej 14.4 për qind në periudhën janar-qershor, raporton CNBC.

Megjithatë, ky është 1.14 pikë përqindje më i mirë se kthimi i indeksit të referencës, njoftoi sot banka qendrore Norges Bank, e cila menaxhon SWF.

“Mjedisi i tregut u karakterizua nga rritja e normave të interesit, inflacioni i lartë dhe lufta në Evropë. Kthimi i investimeve në aksione ra me 17 për qind. Aksionet e teknologjisë dolën veçanërisht keq me një kthim negativ prej 28 për qind”, tha shefi ekzekutiv i departamentit të menaxhimit të investimeve të Norges Bank, Nikolaj Tangen.

Rezervat e mëdha të naftës dhe gazit të Norvegjisë në Detin e Veriut janë themeli i pasurisë së SWF. Energjia ishte i vetmi sektor që nuk pati kthime negative pasi fondi investoi shumë në energjinë e erës vitet e fundit.

“Në gjysmën e parë të vitit kthimi i investimeve në sektorin e energjisë ishte 13 për qind. Ne kemi parë një rritje të mprehtë të çmimeve të naftës, gazit dhe produkteve të rafinuara," shtoi Tangen.

Humbja e SWF përkon me rezultatet e Bursës së Nju Jorkut, e cila regjistroi gjysmën e parë më të keqe të vitit që nga vitet 1970, sipas CNBC.

Inflacioni, rritja e normave të interesit dhe lufta në Evropë kanë dëmtuar të gjitha indekset kryesore të aksioneve në SHBA, me Dow industrial që ra më shumë se 15 për qind në gjashtë muajt e parë të vitit, S&P 500 më shumë se 20 për qind dhe Nasdaq Composite ka rënë me më shumë se 20 për qind, pothuajse 30 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat