Predha ukrainase bie pranë ushtarëve rusë, publikohen pamjet e këtij momenti

Evropë

Predha ukrainase bie pranë ushtarëve rusë, publikohen pamjet e këtij momenti

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ukrainase po vazhdojnë me operacionet ushtarake kundër rusëve, që çdo ditë e më shumë po pësojnë humbje.

E këtë gjë më së miri e shpjegojnë sulmet e fundit, ku forcat ruse raportohet se çdo ditë po humbin qindra ushtarë në fushëbetejë.

Një prej këtyre sulmeve është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet se si predha e ushtrisë ukrainase bie pranë ushtarëve rusë që po qëndronin pranë një kamioni ushtarak.

Videoja është realizuar në pjesën lindore të Ukrainës, ku rusët po shfrytëzojnë zonat malore dhe shtëpitë e civilëve si strehë dhe maskim.

 

Megjithatë edhe kjo metodë nuk po i ndihmon rusëve, pasi dronët ukrainas tërë kohën po i vëzhgojnë dhe sulmojnë.

Në momentin që ushtarët rusë dukeshin se po bartnin diçka nga kamioni, një predhë bie pranë tyre – duke i alarmuar dhe i detyruar të vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat