Një parti e gatshme të tërhiqet nga rrëzimi i Abazoviqit

Evropë

Një parti e gatshme të tërhiqet nga rrëzimi i Abazoviqit

Më: 19 gusht 2022 Në ora: 19:20
Dritan Abazoviq

Partia Prava Montenegro është e gatshme të tërheq mocionin e mosbesimit të thirrur për 2 shtator që synim ka të rrëzojë nga pushteti kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nëse arrihet një marrëveshje.

Lideri i këtij subjekti, Marko Milaçiq tha pas takimit me Abazoviq se janë dëgjuar disa mesazhe se kryeministri aktual duhet të japë dorëheqjen, për të cilat ai është përgjigjur se mekanizmi do të kthehet në duart e presidentit Milo Gjukanoviq.

“U ra dakord që propozimi të miratohet në kuadrin e 32 deputetëve, pas së cilës nisma me shkrim do t’i dorëzohet Malit të Zi Demokratik, nëse arrihet një marrëveshje, jam i gatshëm ta tërheq vendimin për mosbesimin e Qeverisë”, tha Milaçiq.

Ai tha se deputetët presin që Abazoviq të paraqesë një plan të detajuar të parimeve dhe perspektivës së qeverisë.

“Ta harmonizojmë dhe nëse ka konsensus le t’ia propozojmë demokratëve, kemi kohë për këtë, Kuvendi duhet të zgjasë shumë, jo vetëm sot. Nëse nuk marrim një plan konkret përpara votimit, kjo do të thotë se dikush nuk dëshiron një marrëveshje dhe pastaj do të shohim se si do të zhvillohen gjërat”, u shpreh Milaçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat