​Bullgari, udhëtimet turistike në tremujorin e dytë u rritën me 15%

Evropë

​Bullgari, udhëtimet turistike në tremujorin e dytë u rritën me 15%

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave të publikuara sot, në tremujorin e dytë 2022, 1.076.600 banorë bullgarë kanë bërë udhëtime turistike.

Shumica e tyre 80% kanë udhëtuar vetëm brenda vendit, 15.7% - vetëm jashtë vendit dhe 4.3% - brenda dhe jashtë vendit. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, numri total i udhëtarëve të moshës 15 vjeç e lart u rrit me 15,5%.

Në tremujorin e dytë, shumica e qytetarëve bullgarë që kanë udhëtuar ishin të moshës 25-44 vjeç ose 477.400 ose 44,3% e të gjithë udhëtarëve.

Pesha e udhëtimeve në vend dominoi në të gjitha grup-moshat, ku më e larta (82.4%) ishte pesha e personave të moshës 15-24 vjeç. Pesha e banorëve të moshës 15-24 vjeç që kanë udhëtuar jashtë vendit ishte 17.6% e totalit të udhëtarëve të këtij grupi dhe më e larta krahasuar me grup-moshat e tjera.

Pjesa më e madhe e udhëtimeve turistike të personave mbi 15-vjeç në vend (45.7%) dhe jashtë vendit (76.4%) ishin për qëllime "pushimi dhe rekreacioni".

Në tremujorin e dytë, 1.390.400 ose 88.8% e totalit të udhëtimeve turistike private, janë regjistruar si të pavarura. Pesha relative e udhëtimeve të pavarura pa rezervime ishte 93.8% brenda vendit dhe 60.3% jashtë vendit.

Në strukturën e shpenzimeve sipas llojit, shpenzimet për ushqime kishin peshën më të lartë relative për udhëtimet e brendshme 38.6%, ndërsa për udhëtimet jashtë vendit ishin për transport 31.4%.

Në tremujorin e dytë 2022, një person mbi 15-vjeç shpenzoi mesatarisht 200,27 levë për një udhëtim privat në vend dhe 738,51 levë jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, shpenzimi mesatar për person në një udhëtim pune ishte 195,64 levë në vend dhe 1,078,78 levë jashtë vendit./BTA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat