​Turqi: Autobusi doli nga rruga, pesë persona vdiqën

Evropë

​Turqi: Autobusi doli nga rruga, pesë persona vdiqën

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 22:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën pesë persona humbën jetën sot dhe 38 u plagosën kur një autobus turistik doli sot nga rruga dhe u rrokullis në provincën turke Bursa, në veriperëndim të vendit.

Në mesin e viktimave është edhe shoferi i autobusit, transmetojnë mediat turke.

Autobusi turistik po shkonte nga provinca Kutahya në komunën Mudanya në Bursa.

Nuk dihet ende nëse në autobus ka pasur shtetas të huaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat