Forcat ukrainase në Kharkiv: Zbuluam dhjetë dhoma torturash

Evropë

Forcat ukrainase në Kharkiv: Zbuluam dhjetë dhoma torturash

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Dhjetë dhoma torture janë zbuluar në zonat pranë rajonit të Kharkiv në verilindje të Ukrainës.

Të rimarrë së fundmi nga forcat ukrainase, njoftoi sot shefi i policisë kombëtare Igor Klimenko.

“Deri më sot, unë mund të flas për të paktën dhjetë dhoma torturash të zbuluara në zonat e rajonit të Kharkiv”, duke përfshirë dy në qytetin e vogël Balakliya, tha ai, sipas agjencisë Interfax-Ukraine.

Ndërkohë, në Ukrainën lindore, një bombë shpërtheu në zyrat e tyre sot duke vrarë prokurorin e përgjithshëm të Republikës Popullore të vetëshpallur të Lugansk (LPR) të mbështetur nga Moska dhe zëvendësin e tij, thanë zyrtarët lokalë dhe shërbimet e urgjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat