Momenti kur dronët kamikazë të rusëve, bombardojnë ndërtesën e administratës në Odesa

Evropë

Momenti kur dronët kamikazë të rusëve, bombardojnë ndërtesën e administratës në Odesa

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 11:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ruse kanë sulmuar sot me dronë kamikazë ndërtesën e administratës, në qendër të qytetit të Odesas.

Madje kjo ndërtesë u bombardua tri herë radhazi me këta dronë, që zakonisht mbushen me eksploziv dhe godasin objektivat e caktuara.

E një nga katër dronët është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore e ushtrisë ukrainase, që e vërejti duke iu afruar ndërtesës.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka ofruar tri gjëra ushtarëve rusë që dorëzohen dhe nuk duan të luftojnë.

Një prej këtyre tri gjërave është që do të trajtohen sipas ligjeve ndërkombëtare, nuk do të kthehen në Rusi nëse nuk dëshirojnë dhe nuk do të bëhen të ditura rrethanat e dorëzimit të tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat