​Referendumi në Zvicër, zgjatet mosha e pensionimit të femrave në 65-vjeç

Evropë

​Referendumi në Zvicër, zgjatet mosha e pensionimit të femrave në 65-vjeç

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 22:04
Foto ilustrim

Zviceranët kanë votuar ngushtë në favor të zgjatjes së moshës së pensionit për gratë në 65-vjeç, një votim i shënuar nga ndarje të thella midis kantoneve gjermano-folëse me mendje reformuese dhe kantoneve të tjera në vend.

Për reformën votuan 50.6 për qind e votuesve, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara sot.

Në të njëjtën kohë, nisma, rezultati i së cilës supozohej të ishte ndalimi i mbarështimit intensiv të blegtorisë, u hodh poshtë me 63 për qind të votave.

Votimi i sotëm për kufirin e moshës 65-vjeç për femrat pritet të “stabilizojë” sistemin zviceran të sigurimeve pensionale, i cili është nën presion të madh për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe faktit që gjenerata e ashtuquajtur baby-boom po i afrohet pensionit.

Pjesa më e diskutueshme e reformës nënkupton që gratë, ashtu si burrat, punojnë deri në moshën 65-vjeç për një pension të plotë, i cili është një vit më i gjatë se sa parashikon sistemi aktual i pensioneve.

Partia Socialiste vlerësoi se vota për pensionimin e mëvonshëm të grave “nuk është vetëm një hap prapa në aspektin e barazisë, por një shuplakë për të gjitha gratë” dhe paralajmëruan protesta për nesër në Bernë ku do të dënojnë rezultatin e referendumit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat