Kremlini: Nuk është marrë asnjë vendim nëse do të mbyllen kufijtë

Evropë

Kremlini: Nuk është marrë asnjë vendim nëse do të mbyllen kufijtë

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Situata kaotike po shpalosen përgjatë kufijve të Rusisë, derisa burra të cilët e kanë arritur moshën për të shkuar në ushtri po përpiqen të largohen nga vendi mes një mobilizimi të pjesshëm.

Por, i pyetur për mundësinë e mbylljes së kufirit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk është marrë një vendim i tillë, shkruan Sky News.

“Unë nuk di asgjë për këtë. Për momentin nuk është marrë asnjë vendim për këtë”, u shpreh ai.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin dha urdhër javën e kaluar që qindra mijëra rezervistë të ndihmojnë në luftën me Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat