​BE-ja dënon rezultatet e falsifikuara të referendumeve të Rusisë në territoret e pushtuara ukrainase

Evropë

​BE-ja dënon rezultatet e falsifikuara të referendumeve të Rusisë në territoret e pushtuara ukrainase

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 13:20
Foto ilustrim

Kryediplomati evropian, Josep Borrell ka reaguar karshi rezultateve të falsifikuara të referendumeve të paligjshme që Rusia ka mbajtur në territoret e pushtuara të Ukrainës.

Ai e ka quajtur shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Kjo është një tjetër shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, mes abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut”, ka shkruar ai në Twitter.

Moska ka mbajtur referendume që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar në katër rajone ukrainase të pushtuara nga Rusia, në Kherson, Donetsk, Luhansk dhe Zaporizhia për të justifikuar aneksimin e tyre në Federatën Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat