Truss i thotë Zelenskyt se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta njohë kurrë aneksimin

Evropë

Truss i thotë Zelenskyt se Mbretëria e Bashkuar nuk do ta njohë kurrë aneksimin

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 19:38
Zelensky dhe Truss

Kryeministrja e Britanisë ia ka bërë të qartë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Mbretëria e Bashkuar nuk do t’i njihte kurrë përpjekjet ruse për të aneksuar territorin sovran, ndërsa Zelensk e përshëndeti mbështetjen e saj të fortë, përfshirë në OKB javën e kaluar.

Truss falënderoi gjithashtu Zelenksyn për punën e tij në sigurimin e lirimit të pesë shtetasve britanikë të mbajtur nga përfaqësues të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore.

Udhëheqësit diskutuan gjithashtu se si Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina mund të punojnë së bashku për të siguruar furnizimet me gaz të Ukrainës në afat të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat