Rezervistët e mobilizuar rusë qajnë, kur e kuptojnë se po dërgohen në Kherson për të luftuar

Evropë

Rezervistët e mobilizuar rusë qajnë, kur e kuptojnë se po dërgohen në Kherson për të luftuar

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:02
Ushtar rus

Ushtarët e mobilizuar rusë nuk e kanë as edhe një motiv që të nisen për luftë drejt Ukrainës, e këtë e dëshmon më së miri videoja më e fundit ku shihen duke qarë.

Disa prej ushtarëve të mobilizuar janë filmuar me telefon të mençur duke qarë, në momentin që e kuptuan se do të dërgohen në Kherson, pa pasur as edhe një përvojë më të vogël ushtarake e lëre më të trajnohen për beteja.

E raste të tilla janë shpeshtuar së fundmi, në veçanti nga mobilizimi i pjesshëm rus që me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin filloi të aplikohet javë më parë.

Në mesin e shumë rezervistëve janë dërguar të moshuar që mezi arrinin të qëndronin në këmbë, si dhe disa shumë të rinj që nuk kanë fare përvojë në luftë.

Se ushtria e Putinit është në krizë të madhe e dëshmojnë edhe video të shumta, ku janë këshilluar të blejnë ilaçe si dhe këpucë në mungesë të tyre.

Madje në një video një zyrtare ushtarake dëgjohet duke i këshilluar ushtaret që të blejnë tampon, me qëllim që t’i shfrytëzojnë si fasha në rast se goditen nga ndonjë plumb të ukrainasve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat